Sot në Herning të Danimarkës do të hidhet shorti për fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 në hendboll për meshkuj.
Kombëtarja e Kosovës ka kaluar me sukses raundin e parë dhe tani pret të përballet me Bosnjë-Hercegovinën në raundin e dytë. Të dyja ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen gjatë muajit mars.

Në Botërorin 2027 janë kualifikuar drejtpërdrejt Gjermania, Danimarka, Kroacia, Islanda, Suedia dhe Portugalia.
Bartës në shortin e fazës së tretë do të jenë Franca, Sllovenia, Norvegjia, Hungaria, Spanja, Zvicra, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Holanda dhe Austria. Nëse Kosova arrin ta eliminojë Bosnjë-Hercegovinën, do të përballet me njërën nga këto kombëtare në raundin vendimtar.
Ndeshjet e fazës së tretë kualifikuese janë planifikuar të zhvillohen gjatë muajit maj./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
