Kosova, shteti me pagën më të vogël minimale në Evropë

 

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë për pagat minimale në shtetet evropian, ku bën pjesë edhe Kosova.

Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.

Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale.

Paga minimale në Kosovë sillet prej 130 deri në 170 euro (varësisht nga mosha), derisa në Luksemburg 2 mijë e 257 euro. Ka fundi i kësaj liste, bashkë me Kosovën gjenden edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina dhe Turqia.

Në Shqipëri paga minimale është 248 euro, Bosnjë e Hercegovinë 300 euro, derisa në Turqi 328 euro.

 

 

Ndërkohë, tek vendet më pagën më të lartë minimale, pas Luksemburgut, renditen edhe Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca.

Në Holandë, paga minimale është 1 mijë e 725 euro, në Belgjikë 1 mijë e 658 euro, në Gjermani 1 mijë e 621 euro, derisa në Francë 1 mijë e 603 euro.

 

Më Shumë

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Lajmet e Fundit