17.5 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Kosovë-Shqipëri, me koordinim më të mirë ndërkufitar

Kufiri ne vermicMe iniciativë të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe në organizim të Prefektit të Kukësit, Safet Gjici, në pikën kufitare të Morinës është mbajtur takimi i parë i përbashkët në mes krerëve të prokurorisë, gjykatës e policisë së Prizrenit dhe Kukësit, si dhe krerëve të dy vendeve të pikës doganore të Morinës.

Në këtë takim ka marrë pjesë dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha.

Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimi më i mirë në mes të prokurorive, gjykatave, doganave dhe policisë se dy vendeve.

Sipas një komunikate për media nga Prokuroria e Shtetit, gjatë këtij takimi u bisedua për mundësin e thellimit të bashkëpunimit dhe për hapat konkret që do të ndërmerren në luftë kundër krimit në përgjithësi, me theks të veçantë trafikimit me qenie njerëzore, narkotik dhe terrorizëm.

Duke e vlerësuar këtë takim, u.d. kryeprokurori Hoxha tha se koordinimi më i mirë i këtyre institucioneve, sidomos në pikën kufitare të Morinës, do të sjell efikasitet më të madh në luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Ky takim është vlerësuar edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Minxhozi dhe prefekti i Kukësit, Gjici.

Bashkëpunimi më i madh i policisë ndërkufitare në parandalimin e kontrabandës dhe dukurive tjera kundër ligjore, si dhe lehtësimi i qarkullimit qytetarëve, ishte temë tjetër e këtij takimi.

Lidhur me sistemin doganor të dy vendeve, në këtë takim u bisedua për gjetjen e mënyrave për lehtësira doganore në mes të dy vendeve, ndërsa u tha se të gjitha lehtësirat doganore duhet gjetur brenda politikave legjislative doganore të Republikës së Kosovës dhe asaj Shqipërisë.

Takime të nivelit të tillë do të mbahen edhe në të ardhmen, ndërsa të dy delegacionet u pajtuan që takimi i ardhshëm të mbahet në Prizren ka mesi i muajit dhjetor.

Previous article
Next article

Më Shumë

Prizreni nënshkruan marrëveshje për shpërndarjen e dërgesave dhe gjobave të trafikut përmes Postës së Kosovës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe Postën e Kosovës, me qëllim përmirësimin...

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por edhe rezultati mund të thellohet në favor të LVV-së

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjithshëm. Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetar i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është...

Lajmet e Fundit