3.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Krasniqi garanton transparencë në Senik

Senik 4Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, ka shpalosur programin në fshatin Senik . Ai para banorëve të ketij fshati garantoi transparencë të plotë në investimet dhe punët publike, administratë profesionale, respektim të ligjit, qeverisje të drejtë, projekte cilësore sipas prioriteteve të qytetarëve dhe zhvillim ekonomik lokal.

“Në synimin tonë për zhvillimin ekonomik e shoqërorë lokal në Malishevë, bujqësia, turizmi rural, shëndetësia, arsimi cilësorë dhe punësimi janë prioritetet. Ne do të ndërpresim praktikën e keqqeverisjes që ka ndodhur tash e 14 vite nga subjektet politike në Malishevë e në Kosovë. Sonte jemi bashkë këtu duke folur për alternativen qeverisëse e nesër do të jemi bashkë në implementimin e kësaj alternative”, tha Krasniqi.

Inxhinieri i Bujqësisë dhe kandidat për Kuvendin Komunal, Safet Mazreku, duke folur për pjesën e alternativës për bujqësi tha se dikur Seniku ishte vend i zhvillimit e punësimit në këtë sektor, kurse sot keqqeverisja e ka bërë një nga fshatrat ku mungon zhvillimi e punësimi. “Me politikat e VV-në në qeverisje do të ndihmohet bujku, do të këshillohet bujku dhe do të sigurohet bujku. Vetëm një qeverisje që mendon për bujqësinë si mundësi prodhimi e punësimi është qeverisje për qytetarët dhe për vendin”, tha Mazreku.

Kandidati tjetër për Kuvendin Komunal, Muhamet Bytyçi, tha se vetëm mbështetja qytetare për alternativen e LëvizjesVetëvendosje! mund ta ndal të keqen që e ka kapur Malishevën dhe po e eksploaton në çdo formë. “Vetëm të kujtojmë pasurinë e këtyre politikanëve dhe origjinën e pasurisë. Gjithsecili nga ju e sheh se sa kanë vjedhur dhe sa kanë planifikuar të vjedhin nëse me 3 nëntor nuk i ndalim”, shtoi Bytyçi./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vetëvendosje bashkoi bashkatdhetarët në një takim në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren organizoi një takim me bashkatdhetarët nga diaspora. Qindra pjesëmarrës u mblodhën për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. “Nga përfaqësues...

Mamusha kërkon nga ASK-ja përmirësimin e disa të dhënave në regjistrimin e popullsisë

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq në cilësinë e kryesuesit të Komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë ka kontestuar disa të dhëna të...

Lajmet e Fundit