13.3 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Krasniqi: Nuk dihet kush do të jetë kryetar i partisë së re

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka paralajmëruar krijimin e partisë së re bashkë me Fatmir Limajn, madje ka përcaktuar edhe selinë e saj që do të jetë në qytezën “Pejton”, në ndërtesën ku më parë ka qenë Ambasada e Shqipërisë. Ndërkohë, zoti Krasniqi nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë kryetar i partisë së re, por ka shprehur sigurinë se partia do të funksionojë mirë.
“Një subjekt i ri politik do të formohet sigurisht dhe këtë e dinë të gjithë, por ende nuk është marrë hapi vendimtar. Sigurisht pasi të kryhen përgatitjet e nevojshme do të mendojmë se si do e prezantojmë para opinionit. Tani për tani një gjë mund të them.
Unë me zotin Limaj kemi qenë pjesë e organizimit politik në Kosovë dhe e njohim këtë organizim mjaft mirë. Ne do përpiqemi që të bëjmë një ndryshim, që do të thotë të mos ecim në rrugën e autoritarizmit, por të krijojmë një subjekt politik që vendimmarrja të jetë në organet e tij, citon Koha.
Pra, vendimmarrja e partisë do të jetë e përcaktuar qartë. Nuk dihet se kush do të jetë kryetari, por dihet që partia do të funksionojë mirë”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Tonight” të “Oranews”

Më Shumë

Arrestohet një person i dënuar me mbi një vit burg në Prizren

Një person i kërkuar me urdhër-arrest është arrestuar në një pikë kalimi kufitar dhe më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg. Sipas...

“Liga nuk ka qenë kurrë më e fortë”- Munishi flet për rivalitetin dhe fillimin e sezonit me Lirinë

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ka folur për ecurinë e skuadrës, rivalitetin në Ligën e...

Lajmet e Fundit