14.8 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Kreu i talebanëve, thirrje për bisedime me SHBA

Udhëheqësi i talebanëve të Afganistanit Hibatullah Akhundzada, ripërsëriti të martën thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës.

Në një mesazh urimi me rastin e festimeve që shënuan fundin e muajit të agjërimit, kreu i talebanëve e justifikoi sërish fushatën ushtarake të grupit të tij, duke përmendur praninë e “forcave të huaja pushtuese” në vend, të udhëhequra nga SHBA-ja.

“Nëse zyrtarët amerikanë me të vërtetë besojnë në një zgjidhje paqësore të situatës së ndërlikuar në Afganistan, atëherë ata duhet të paraqiten drejtpërdrejt në tryezën e negociatave, kështu që kjo tragjedi, efektet shkatërruese të së cilës dëmtojnë kryesisht popullin amerikan dhe afgan, të mund të zgjidhet përmes bisedimeve”, thuhej në një deklaratë të Hibatullah Akhundzadas, dërguar gazetarëve, shkruan Tch.

Shtetet e Bashkuara i kanë kundërshtuar tashmë thirrjet talebane për negociata të drejtpërdrejta dhe i ka bërë thirrje kryengritësve të bisedojnë me qeverinë afgane.

“SHBA-ja është e gatshme të marrin pjesë në bisedime, por nuk mund të zëvendësojnë qeverinë dhe popullin afgan”, tha Lisa Curtis, një prej këshilltareve kryesore të Presidentit Donald Trump, gjatë një fjalimi në Uashington javën e kaluar.

Talebanët janë zotuar të ndalin sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë gjatë kohës së Bajramit, ndonëse të martën në mesazhin e tij, udhëheqësi i grupit nuk iu referua armëpushimit të kufizuar.

Kryengritësit planifikojnë t’i japin fund armiqësive, me sa duket në përgjigje të pezullimit të njëanshëm një javor të operacioneve anti-talebane nga Presidenti afgan Ashraf Ghani në të gjithë vendin, kjo për t’i dhënë talebanëve mundësinë të rishikojnë fushatën e tyre të dhunshme dhe të kërkojnë një fund të negociuar për luftën. Armëpushimi i qeverisë hyri në fuqi të martën.

Më Shumë

Artan Abrashi vizitoi ‘Proton Cable’, krenari për prodhimin industrial në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, vizitoi kompaninë moderne Proton Cable, e cila me teknologjinë e avancuar SIEMENS dhe standardet ndërkombëtare VDE dhe...

Nëna raporton zhdukjen e djalit në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukjeje të raportuar në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, rasti është evidentuar më 8 tetor 2025 në rrugën...

Lajmet e Fundit