Ekipet e Inspektoratit të KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ kanë identifikuar dhe shkyçur gjatë kësaj jave 19 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit, të kryera nga konsumatorë të papërgjegjshëm.
Nga këto, 14 lidhje ilegale janë konstatuar në Prizren dhe 5 në Suharekë.
Kompania ka njoftuar se aksioni për evidentimin dhe shkyçjen e lidhjeve të paligjshme do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, dhe ndaj të gjitha rasteve të identifikuara do të ndërmerren masat ligjore sipas procedurave në fuqi.
KRU Hidroregjioni Jugor apelon tek të gjithë konsumatorët që të respektojnë rregullat e furnizimit me ujë dhe të shmangin veprimet që dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt për qytetarët.
Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit.
Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...