Krusha e Madhe kërkon dorëheqjan e Jabllanoviqit

protesta kunder jabllanoviqitProtestat kundër ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, kanë vazhduar edhe sot.

Pas protestës masive në Gjakovë një ditë më parë, sot kanë protestuar banorët e Krushës së Madhe, njërit nga fshatrat më të prekur nga lufta e fundit në Kosovë.

Ata kanë kërkuar nga kryeministri Mustafa shkarkimin e ministrit pas deklaratave të tij fyese, raporton KTV.

“Krusha e Madhe është një nga vendet,ku është bërë një nga masakrat më të mëdha nga kriminelët serb, nga vëllezërit e Jabllanoviqit në këtë fshat u vranë dhe u masakruan 243 persona prej tyre 206 nga Krusha”, kanë thënë organizatorët e protestës, transmeton Koha.net.

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit