16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Kryeministri Mustafa ngushëllon familjen Berisha

Isa Mustafa14-27Kryeministri Mustafa ngushëlloi familjen Berisha, me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut Engjëll Berisha

“E nderuara familje Berisha,

Me pikëllim dhe dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, akademikut Engjëll Berisha.

Akademik Engjëll Berisha, me punën dhe angazhimin e tij gjatë dekadave të kaluara, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën dhe artin kosovar, veçanërisht në avancimin e gjithanshëm të kulturës muzikore në Kosovë.

Engjëll Berisha do të kujtohet si një mësues i përkushtuar dhe frymëzues për breza të tërë të muzicientëve të rinj, që nga themelimi i Fakultetit të Arteve. Por gjithashtu do të kujtohet edhe për punën e palodhshme në studimet e veçanta të historisë së muzikës shqiptare.

Vdekja e akademik Engjëll Berishës është humbje e madhe për familjen, për miqtë, kolegët dhe për vendin tonë.

Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të madhe.”, thuhet në telegramin e ngushëllimit drejtuar nga Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Lajmet e Fundit