18.8 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Kryetari i Malishevës dhe aktori Ibrahimi shpërndanë pako ushqimore për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe aktori Kreshnik Ibrahimi, sot kanë shpërndarë pako ushqimore, për disa familje ne nevojë. Këto pako ushqimore, janë siguruar nga një aktivitet humanitar që aktori e kishte mbajtur gjatë ditës së djeshme, në bashkëpunim edhe me komunën.

Oferta nga DEPPO MARKET

KLIKONI VIDOEN!

“Jam shumë i lumtur që në prag të festës së Vitit të Ri, bashkë me artistin me shpirt human,  Kreshnik Ibrahimi, sot kishim mundësinë të shpërndajmë disa pako ushqimore për familjet me kushte të vështira ekonomike”, është shprehur kryetari Kastrati.

“Këto pako ushqimore për këto familje në Ngucat, Janqist, Drenoc e Rud, i kemi shpërndarë falë grumbullimit të mjeteve financiare që janë bërë mbrëmë nga shfaqja humanitare e Kreshnikut në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë. I jam shumë mirënjohës Kreshnikut, bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë qytetarëve tanë që u bën pjesë e këtij organizimi human, që sado pak të gëzojmë këto familje në këto ditë festive”, tha Kastrati, duke e falënderuar aktorin e mirënjohur Kreshnik Ibrahimi.

Më Shumë

“Kobra” thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, i cili së bashku me katër persona të tjerë akuzohet për vrasjen e një të riu në lokalin...

Mbrëmje magjike në “Fadil Vokrri”: Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore historike, duke mposhtur Suedinë me rezultat 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Elvis Rexhbecaj zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të...

Lajmet e Fundit