20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Kryetari i Malishevës shkon në QKUK, ku po trajtohen fëmijët e çiftit mërgimtar që vdiq në aksident

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shkuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, atje ku po trajtohen dy fëmijët e familjes Sopaj, që mbetën të lënduar në aksidentin tragjik në Podujevë, ku u vdiqën të dy prindërit.

Kastrati ka publikuar edhe fotografi me familjarët e viktimave, derisa u ka shprehur ngushëllime.

“Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë. E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal. Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës”, ka shkruar Kastrati./Express

May be an image of 3 people and people standing
May be an image of 5 people, people sitting and people standing

 

Më Shumë

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prizrenit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka nisur vizitat sistematike nëpër shkollat e territorit të komunës, me qëllim monitorimin e...

Lajmet e Fundit