16.5 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Kryetari i Rahovecit: Të shtohen inspektimet, jo masat antiCOVID

Edhe Komuna e Rahovecit e ka kundërshtuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbyllje totale prej 12 ditësh, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka thënë se në takimin e sotëm virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kërkuar që të ketë respektim më rigoroz të masave që janë tani në fuqi, por jo të ketë masa shtesë.

Gjatë këtij takimi, Latifi thotë se i ka paraqitur ministrit Vitia disa shqetësime dhe probleme me të cilat përballet komuna që ai udhëheq.

“Paraqita shqetësimin për mungesa të dukshme të furnizimit me barna esenciale dhe materialeve të tjera anti COVID; Ardhjen sa më shpejtë në QKMF të vaksinave anti COVID, aq sa na takon, edhe në furnizime të tjera, sepse ne jemi gati të fillojmë me vaksinim”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Sipas tij, mbyllja totale do të sillet pasoja në ekonomi, si te: bizneset, prodhuesit, përpunuesit, fermerët, bujqit, transporti publik, si dhe vështirësi serioze edhe në jetën shoqërore.

Latifi thotë se nëse shtohen masat kufizuese, mund të pësojë humbje plani i investimeve komunale publike.

“Më mirë të shtohen aktivitetet inspektuese, bile, të rritet numri i inspektorëve në nivel lokal dhe qendror, të rriten aktivitetet e policisë e të rritet përkrahja për ta, në mënyrë që të kemi zbatim rigoroz të masave që janë në fuqi”, ka propozuar ai.

Si përfundim, në frymën e mbrojtjes së shëndetit publik, Latifi ka thënë se janë për zbatim më konsekuent të masave që janë në fuqi e të kenë kujdes në aplikimin e masave shtesë.

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, prezanton planin për shëndetësi në rajonin e Hasit: Shërbime të përditshme për çdo lokalitet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka publikuar një plan e tij të detajuar për...

Kryhen dy koronografitë e para në mënyrë të pavarur në Spitalin e Prizrenit

Një arritje e rëndësishme është shënuar në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku u kryen...

Lajmet e Fundit