Kryetari i Suharekës tregon a do të garojë për deputet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka demantuar informacionet se ai do të kandidoj për deputet.

Me këtë rast ai ka theksuar se do ta vazhdoj mandatin si kryetar komune.Muharremaj shtoi se këtë do ta bëjë me përgjegjësi të plotë të dhënë nga qytetarët, derisa ka falënderuar ata për besimin e dhënë.

Njoftimi i Bali Muharremajt:

Të nderuar,Mandatin si Kryetar i Komunës së Suharekës do ta vazhdoj me përgjegjësi të plotë, duke ju falenderuar për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin i cili po vazhdon edhe më tutje.Informacionet se unë do të kandidoj për deputet në zgjedhje të ardhshme, nuk janë të vërteta.

Jam i përkushtuar me sinqeritetin më të madh të vazhdoj si kryetar komune, dhe për këtë do ta dëshmoj përmes punës.Me respekt,Bali Muharremaj

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit