Kuçi: Marrëveshja e ruan sistemin unik të drejtësisë

Kuci-hajredin5-30Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili ishte pjesë e delegacionit të Kosovës kur është arritur marrëveshja për drejtësinë me Serbinë në Bruksel, ka thënë se kjo marrëveshje e ruan sistemin unik të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Ai ka bërë me dije për “Epokën e re” se marrëveshja në fjalë është bërë në përputhje me ligjet e aplikueshme të Kosovës.

Sipas Kuçit, me këtë marrëveshje parashihet të formohen një gjykatë edhe një prokurori, të cilat do të ofrojnë drejtësi për gjithë juridiksionin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Ai ka thënë se presin që sa më shpejt të fillojë implementimi i marrëveshjes për drejtësinë.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit