17.5 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Kundërpërgjigjet rektori Ramadan Zejnullahu

Ramadan ZejnullahuUniversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se e ka analizuar vendimin e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për regjistrimin me automatizëm të të gjithë kandidatëve nga listat

“Konsiderojmë se veprimet tona të deritanishme kanë qenë në përputhje me ligjin dhe normat akademike dhe të tilla do të jenë edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Universitetit, ku bëhet e ditur se Universiteti i Prishtinës iu ka dhënë prioritet të gjithë fëmijëve të dëshmorëve në raport me kandidatët e tjerë në të dyja afatet e regjistrimit, duke i regjistruar të gjithë ata të cilët e kanë plotësuar kriterin minimal akademik në afatin e parë, dhe për më shumë, duke u ofruar pikë bonusi në afatin e dytë.

“Kështu janë regjistruar 129 studentë, ndërsa nga ne kërkohet t’i regjistrojmë edhe 1050 studentë nga kategoritë tjera, me ç’ rast nuk merren parasysh kriteret akademike dhe as kapacitetet tona të infrastrukturës dhe personelit mësimor”.

Përmes kësaj komunikate, Rektorati deklaron se menaxhmenti i Universitetit synon që ta ngrisë cilësinë e studimeve në të gjitha nivelet me qëllimin kryesor që të jenë universitet konkurrues brenda Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Më Shumë

Duda Balje tregon se incizime me Shehollin është 6 vjet i vjetër, thotë se biseda s’kishte qëllime antikombëtare

Deputetja boshnjake, Duda Balje, e cila është përfshirë në një audioincizim me të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, ka mohuar se biseda me të...

Driton Selmanaj: Familjet me përkujdesje sociale do t’i ndihmojmë me 500 euro

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka premtuar se nëse ai fiton zgjedhjet, çdo familje që merr përkujdesje...

Lajmet e Fundit