2.4 C
Prizren
E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Kundërshtohet vazhdimi i masave anti-Covid, ky pritet të jetë vendimi nga e hëna

Ka përfunduar takimi në mes Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë që kanë pasur një takim konstruktiv.

Ai ka thënë se 90 përqind të kërkesave të shpalosura të mërkurën nga ky asociacion pritet që të merren parasysh.

“Në diskutim me Vitinë u konstatua që 90 përqind të kërkesave të Asociacionit të Komunave të Kosovës të paraqitura në takimin e këshillit të merren parasysh me marrjen e vendimit për masat e ardhshme”, është shprehur Ibrahimi.

“Në këtë takim u kërkua bashkërendim i aktiviteteve dhe i tillë do të jetë. Kryetarët e komunave u zotuan për bashkëpunim”.

 

Njoftimi i plotë:

MINISTRI VITIA: RRETH 90% E REKOMANDIMEVE TË ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE DO TË MERREN PARASYSH PËR MASAT E REJA

Kryetarët e Komunave sot kanë mbajtur një takim të organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH) lidhur me situatën pandemike.
Ky takim vjen pas takimit të djeshëm të Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës për të vlerësuar situatë e tashme pandemike nëpër komuna me virusin Covid-19 ku edhe ka dalë me rekomandimet e Komunave.

Takimin e hapi Ministri i MPL-së z.Elbert Krasniqi ndërsa për qëllimin e takimit foli Ministri i MSH-së z.Arben Vitia i cili tha se duam të konsultohemi më
Kryetarët e Komunave lidhur me masat e tashme dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Imri Ahmeti në fjalën e tij informoi dy ministrat për takimin e Këshillit të Kryetarëve.

Kryetari Ahmeti tha se dje gjithë Kryetarët e Komunave janë dakorduar që të dilet me këto rekomandime: 1. Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës, 2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore, 3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave, 4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë, 5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse, 6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik, 7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

Ministri i MSH-së z.Arben Vitia tha se duhet të kemi kujdes në gjithë hapat meqë situata është mjaft serioze, prandaj duhet një bashkëpunim dhe koordinim mes të gjithë akterëve në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik por të mos dëmtojmë as sektorët e ekonomisë.
Ministri Vitia tha se beson që 90 për qind e rekomandimeve që kanë nxjerr Asociacioni i Komunave të Kosovës në takimin me Këshillin e Kryetarëve do të merren parasysh në vendimet për masat e ardhshme.
Në këtë takim kanë diskutuar edhe Kryetarët e Komunave ku kanë mbështetur rekomandimet e Këshillit të Kryetarëve, gjithnjë duke ruajtur shëndetin publik, duke respektuar masat por pa dëmtuar sektorët e caktuar të ekonomisë.

Më Shumë

Rexhep Qosja: Rëndësia e Kongresit të Manastirit për kombin shqiptar

Mes datave 14 dhe 22 nëntor të vitit 1908 është mbajtur Kongresi i Manastirit që kulmoi me caktimin e alfabetit të Gjuhës shqipe më...

AAK-ja në Prizren takon kryetarët e nëndegëve në Has për zgjedhjet e 9 shkurtit

Dega e AAK-së në Prizren ka mbajtur një takim me kryetarët e nëndegëve të këtij subjekti politik nga rajoni i Hasit, ku janë diskutuar...

Lajmet e Fundit