10.7 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Kurban Bajrami “festohet” me armë në Prizren, plumbat dëmtuan xhamin e një shtëpie dhe një veture

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, kur ishte edhe festa e Kurbanit të Bajramit, në qytetin e Prizrenit kanë ndodhur dy raste ku janë dëgjuar të shtëna armësh. Si pasojë e kësaj, ka pasur dëme materiale në një shtëpi dhe në një veturë.

Rasti i parë ka ndodhur në orët e paradites, kur një plumb qorr ka goditur xhamin e një shtëpie. Brenda saj ndodhej një grua e cila derisa po qëndronte në shtëpi, është tmerruar kur ka dëgjuar krismën që e shkaktoi thyerja e xhamit. Pasi ajo ka gjetur një plumb në tokë në oborrin e saj, ka njoftuar menjëherë policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar gëzhojën e cila dyshohet të jetë e armës që u përdor në rast, ndërsa momentalisht nuk ka persona të dyshuar.

E disa orë më vonë, sërish u dëgjuan të shtëna, që kësaj here dëmtuan xhamin e një veture që ndodhej e parkuar në rrugën ‘Zenun Çoçaj’. Pronari i veturës ka denoncuar rastin në Polici dhe tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Në të dyjat raste veç e veç, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rastet të cilësohen ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’./Gazeta Sinjali

Më Shumë

Blushi sjell librin e ri ‘pavarësisht përpjekjeve të disave që ai të mos botohej’

Shkrimtari shqiptar, Ben Blushi, tashmë ka gati romanin e tij më të ri…por titulli i së cilit nuk është zbuluar ende. Blushi tha se moszbulimi...

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, koordinon nisjen e hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka organizuar takim pune me prokurorë nga kjo prokurori, me gjyqtarë të rajonit të Prizrenit, përfaqësues...

Lajmet e Fundit