13.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kurti: Buxheti i komunave sivjet është për 40% më i lartë se para 3 vitesh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e gjashtë me kryetarët e komunave ka thënë se buxheti i komunave për vitin 2024 arrin 742 milionë euro.

 

Kreu i Qeverisë ka theksuar se buxheti për sivjet është për gati 90 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin paraprak 2023, kurse për tri vite mandat buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë

“Granti i përgjithshëm për komuna për vitin 2024 kap vlerën 284.7 milionë euro, që është granti me vlerën më të madhe ndonjëherë. Komuna e Ferizajt dhe Gjakovës janë komunat me më së shumti projekte infrastruktore, kurse Obiliqi, Skenderaj, Rahovec janë renditur në top tre komunat përfituese nga granti i performances komunale që ndahet nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti po ashtu ka thënë se do të ndërtohen katër strehimore për qentë endacakë – në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan. Ai u ka bërë thirrje për bashkëpunim në arritjen e objektivave në Strategjinë për Qentë Endacakë.

Kurit ka thënë se secila komunë sivjet e ka të paktën për 40% më të lartë buxhetin sesa para tre vitesh.

Ai i ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të mos kontribuojnë në keqinformim të qytetarëve për mbështetjen e nivelit qendror për atë lokal.

Gjithashtu, Kurti u ka kërkuar kryetarëve të komunave bashkëpunim sa i përket regjistrimit të

Kurse, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se buxheti për vitin 2024 për komunat është mbi 740 milionë euro.

Krasniqi ka theksuar se më 15 shkurt është hapur thirrja që komunat të raportojnë  në sistemin për performancën e vitit 2023.

“I ftoj komunat të raportojnë dhe duhet të kemi parasysh në veçanti komunat të cilat nuk raportojnë se raportimi është obligim ligjor pavarësisht nëse ajo komunë kualifikohet për grantin e performancës ose jo. Për këto dy vite paraprake janë këto komuna që nuk kanë raportuar në sistemin e performancës komunale: në vitin 2021 Skenderaj, në vitin 2022 Ferizaj, Shtërpca, Novobërda, Kllokoti dhe katër komunat e veriut”, ka deklaruar Krasniqi.

Ministri ka theksuar se janë duke diskutuar që të ndryshohet ligji dhe të parashihen masa penalizuese për komunat që nuk kryejnë raportimin në këtë sistem.

“Jemi duke diskutuar me anëtarët e komisionit parlamentar përkatës që të bëjmë plotësim ndryshimin e ligjit dhe të parashihen masa penalizuese për komunat që nuk raportojnë në sistem”, ka deklaruar ai.

Krasniqi i bëri thirrje komunave gjithashtu që të aplikojnë në programin për financimin e projekteve infrastrukturore që është i hapur deri më 28 shkurt në Ministrinë  e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Pas deklarimeve të Kurtit dhe Krasniqit mbledhja është mbyllur për mediat.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Kosova kundër Islandës në Play-Off për Ligën B të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Kombëtaren e Islandës në muajin mars të vitit 2025, në kuadër të play-off-it për promovim në Ligën...

Nismë për përmirësimin e shërbimeve pronësore dhe fuqizimin e grave në biznes në Suharekë

Në Komunën e Suharekës u mbajt një takim mes përfaqësuesit të Aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”, Leotrim Gërmizaj, dhe përfaqësuesit të Shoqatës së...

Lajmet e Fundit