8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Kurti emëron ministër të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kurti ka pohuar se kërkesa për lirim vjen për shkaqe familjare.

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, thotë ai.

Kryeministri poashtu ka njoftuar se ministër të ri të Mbrojtjes ka emëruar, Ejup Maqedoncin.

“Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.

Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari”, shtoi ai.

Më Shumë

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Lajmet e Fundit