Abrashi: Prizreni nuk është vetëm për sezon – Totaj e ka zhytur komunën në borxhe

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka prezantuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 programin e tij zgjedhor “Prizreni365”, që synon ta bëjë Prizrenin qytet plotësisht funksional gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm në sezonin turistik apo gjatë fushatave zgjedhore.

Abrashi tha se Prizreni aktualisht sillet si një komunë sezonale – ekonomia, kultura dhe aktivitetet shoqërore arrijnë kulmin gjatë korrikut dhe gushtit, ndërsa pas largimit të mërgatës qyteti bie gati në heshtje.

“Programin tonë e kemi quajtur Prizreni 365, me iden që komunën aktualisht që është komunale sezonale ta shëndrojmë në një institucion që ofron shërbime 365 ditë që është i gjallë 365 ditë të vitit dhe që është aktiv pranë qytetarëve, e jo vetëm në kohë të zgjedhjeve e jo vetëm në kohë të sezonaev,”  ka thënë Abrashi.

Ai kritikoi aspekte të qeverisjes aktuale të komunës, duke theksuar se është përdorur buxheti publik për interesa të ngushta dhe se kandidatët aktualë janë të kufizuar me premtime të zakonshme si asfaltimi, kublat dhe kanalizimi.

“Prizreni është komunë ku aktiviteti ekonomik, kulturor shoqëror mbërrin kulmin e vetë në mes të periudhës korrik?gusht. Sapo të përfundojë mërgatia, edhe si të mbaron qyteti, bie në një heshtje pothuajse totale… dhe ne kemi dashur që ta kemi një komunë të gjallë 365 ditë,”  theksoi Abrashi.

Ai gjithashtu i ka sfiduar drejtpërdrejt kundërshtarin e tij zyrtar, duke bërë thirrje për ballafaqim të ideve dhe duke e akuzuar për menaxhim të dobët të komunës.

“Unë e ftoj publikisht Z. Totaj: le të vijë të ballafaqohemi me idet tona; le të vjen të na tregon se pse e ka zhytur komunën në fajde. … Tereni është i qartë, ai po bie e ne po vijmë,” – deklaroi Abrashi.

Më Shumë

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit