13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kurti: Thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Bujar Nishanit, i jam mirënjohës që ma dha shtetësinë shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur thellësisht i pikëlluar me vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. Ai ka thënë se është mirënjohës që Nishani gjatë mandatit të tij i ka dhënë shtetësinë shqiptare.

Kurti ka shkruar në Facebook se Nishani do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër. Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar. Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se është mirënjohës ndaj ish-presidentit Nishani që gjatë mandatit të tij ia dha shtetësinë shqiptare.

“I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij. Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë”, tha Kurti.

 

 

 

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Ndërprerje të ujit të pijshëm në disa fshatra të Prizrenit, shkak dëmtimi i gypit

Kompania "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar konsumatorët se për shkak të dëmtimit të gypit cili e furnizon stacionin e pompave "SOZI" nga persona...

Lajmet e Fundit