Kurti, Zbogarit: Jabllanoviq duhet të shkarkohet

kurti-zbogari15Përfaqësuesi Special dhe Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, me bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u takuan me përfaqësuesit e kësaj partie Albin Kurtin dhe Visar Ymerin.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike të ditëve të fundit në Kosovë, me theks të veçantë në protestat gjithëpopullore dhe dy kërkesat e këtyre protestave, shkarkimin e Aleksandar Jabllanoviqit dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike, njofton kumtesa partiake.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes i treguan Përfaqësuesit të BE-së për qëndrimin tashmë të njohur publik të Vetëvendosjes karshi këtyre dy çështjeve: që Aleksandër Jabllanoviq duhet shkarkuar për shkak të sulmeve të tij ndaj historisë së Kosovës, përmes mohimit të krimeve të kryera nga forcat e armatosura të Serbisë në Kosovë, si dhe për shkak të konceptit politik që ai përfaqëson e i cili e do Serbinë sa më të fortë në Kosovë për ta bërë Kosovën sa më të dobët karshi Serbisë; Trepça duhet të shndërrohet në ndërmarrje të veçantë publike ku vendimmarrja përfundimtare për të do t’i takonte Kuvendit të Republikës, në mënyrë që ajo të vendoset në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Lajmet e Fundit