Kurti zhvilloi bisedë telefonike me Presidentin  Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të shtunën zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

 

Përmes një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës thuhet se në emër të Qeverisë së Republikës dhe popullit të Kosovës, Kryeministri Kurti i shprehu edhe njëherë ngushëllime Presidentit Erdogan, e përmes tij, familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Turqisë.

Gjithashtu, Kryeministri Kurti falënderoi Presidentin Erdogan për mikpritjen zemërgjerë në Stamboll me datën 3 shkurt, ku patën një takim tejet produktiv që do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dy vendeve tona.

Kurti tha që Kosova është vend jo i madh por me zemër të madhe, që ka dëshmuar bujari ndaj të gjithëve në ditët e tyre të vështira. Së fundi edhe ndaj ukrainasve e afganëve. Kosova është dhe gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë pranë shteteve mike në ditët e tyre të vështira, posaçërisht Turqisë.

Presidenti Erdogan falënderoi Kryeministrin Kurti për solidarizim të plotë me shtetin dhe popullin Turqisë e cila po kalon fatkeqësinë më të rëndë në këtë shekull. Ai falënderoi për vendimin për mbështetje dhe ndihma, për pjesëtarët e FSK-së që bënë kërkim-shpëtim në rrënoja si dhe për shpalljen e ditës së zisë në Kosovë.

U bisedua edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çfarë Presidenti Erdogan përshëndeti rezultatin e arritur, duke shprehur mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti dhe gatishmërinë për të ndihmuar.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Lajmet e Fundit