2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Kush i organizoi demonstratat e vitit 1981?

Nga Jakup Krasniqi

I

Ka pasur përpjekje që shpërthimin e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë t’i lidhin me spontanitetin apo me kushtet jo të mira të studentëve në mensën e tyre, t’i lidhin me këtë e atë shërbim të huaj, të këtij apo atij vendi, gjithnjë me qëllimin për të larguar nga baza e tij, politika e programuar e pushtuesit, shfrytëzimi ekonomik i krahut të punës dhe shfrytëzimi i pasurisë nëntokësore të Kosovës, prapambeturia, padrejtësia shoqërore, nga ndjekjet dhe burgosjet që në kontinuitet i bëheshin popullit shqiptar në Kosovë, në Serbi, në Maqedoni e në Mal të Zi.

Pa dashur ta mohoj spontanitetin, që gjithnjë është i mundshëm, bile edhe i domosdoshëm në rastet e tilla te të gjithë popujt e pushtuar, apo kushtet jo të mira të studentëve në mensë, arsyet e shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 ishin krahas atyre ekonomike e politike, me karakter të thellë social e kombëtar ku dominonte kërkesa kombëtare për Kosovën Republikë, kërkesë kjo me një histori mbi 20 vjeçare. Kërkesat e demonstruesve ishin: ”Kushte për studentët”, “Kushte për punëtorët”, “çmimeve, stop”, “Duam punë”, “Kosova Republikë”, “Poshtë robëria, rroftë liria”, “Lironi të burgosurit”, “Kosova është jona”, Trepça është jona”, “Duam vetëvendosje”, “Të gjithë shqiptarët jemi një”, “ Jemi shqiptarë, s’jemi jugosllavë” , etj.

Kërkesat e shqiptarëve shkonin edhe përtej kërkesës së shtruar politike për Republikë të Kosovës. Kishte kërkesa edhe për bashkimin e shqiptarëve, ndonëse kjo thuhej me një kujdes dhe shpesh mbulohej me kërkesën e bashkimit në demonstrata. Siç del nga shtypi i kohës, qoftë ai i politikës zyrtare në Kosovë, ai i politikës kombëtare të ilegales apo ai i politikës zyrtare të Shqipërisë, askund s’mund t’i mohohet karakteri i organizimit të demonstratave të vitit 1981, por, sigurisht organizimi nuk ishte ashtu si deklaronte politika zyrtare e Jugosllavisë. Në këtë rrafsh kemi dy lloje të vlerësimit, një është ai i politikës zyrtare të Kosovës e të Jugosllavisë dhe tjetri ai i politikës kombëtare të ilegales që kishte përputhje thuajse në plotni me atë të politikës zyrtare të Shqipërisë.

Është për t’u konstatuar se, në vlerësimin e demonstratave kishte pika të shumta takimi mes variantit të dytë me vlerësimet që i jepte shtypi botëror për ngjarjet në Kosovë.

Më Shumë

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Ndërprerje e ujit të pijes në disa zona të Prizrenit, shkak mungesa e energjisë elektrike

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike pa paralajmërim, në disa zona të Prizrenit është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit