14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kushaj i SBAShK-ut: Nuk besoj që do ta rikthejmë grevën

Anëtari i kryesisë së SBAShK-ut, Reshit Kushaj, deklaroi se nuk beson që do të rikthehen në grevë nëse nuk ekzekutohen pagat për mësimdhënësit grevistë.

Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai megjithatë u shpreh se vendimin do ta marrë udhëheqja e SBAShK-ut së bashku me anëtarësinë e vet.

“Propozimet, idetë dhe sugjerimet do t’i marrim prej anëtarësisë. Të shohim se çfarë po mendojnë ata dhe ne vetëm veprojmë sipas zërit dhe kërkesave të tyre që do t’i kenë. Varet se çfarë do të vendosë kuvendi i SBAShK-ut”.

“Nuk e besoj se do të bëjmë rikthimin në grevë, por çdo gjë varet prej kërkesave që do t’i ketë anëtarësia e gjerë”.

Ai po ashtu deklaroi se kjo që po ndodh tani s’ka ndodhur asnjëherë në historinë e lëvizjes sindikale në Kosovë edhe pse ka pasur greva edhe më parë dhe pagat janë ekzekutuar në kohë dhe ka pasur interesim dhe falënderim për rikthim në proces mësimor.

“Fillimin e procesit mësimor e bëmë pa asnjë kushtëzim, përveçse e pezulluam grevën dhe u kthyem për hir të nxënësve në shkolla. Tani na doli se po presim të ekzekutohen pagat e kjo s’po ndodh dhe afati është edhe sot deri ne ora 12, ende nuk ka kaluar data 5. Uroj që ato të paguhen sa më parë”, tha Kushaj.

Më Shumë

Shpërthim te liqeni i Ujmanit – dëmtohen dy vetura

Një mjet shpërthyes është hedhur pak minuta më parë tek liqeni i Ujmanit, saktësisht afër pjesës ku po freskoheshin qytetarët. Lajmin për Telegrafin e ka...

Përfundon ndërtimi i fushës sportive në shkollën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Planejë

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Adem Morina, ka vizituar sot fshatin Planejë, me rastin e përfundimit të tërësishëm të ndërtimit të...

Lajmet e Fundit