13.2 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Kuvendi i Prizrenit miraton Planin Rregullues për “Qendrën e re”

Këshilltarët komunalë të Prizrenit, në mbledhjen e sotme, kanë miratuar të gjitha propozim-vendimet e paraqitura për shqyrtim nga organi më i lartë legjislativ i komunës së Prizrenit.

Pika që më së shumti ka zgjuar debat, ka qenë propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullues Urban “Qendra e re” të qytetit.

Njëri nga hartuesit e këtij Plani Rregullues, Iftiman Llutfiu ka dhënë shpjegime të hollësishme, duke thënë se rreth këtij Plani, për befasi të tij kanë qenë të interesuar jashtëzakonisht edhe banorët që jetojnë në zonën “Qendra e re”, që kap një sipërfaqe të gjerë nga Parku i Qytetit deri në lagjën “Bajram Curri”.

Këtë plan e kanë përkrahur partitë e koalicionit qeverisës PDK-AAK dhe partitë e vogla, por jo edhe ajo e komunitetit boshnjak, NDS. Sqarimet e tyre kundërshtuese të këtij plani nga Bashkimi Demokratik i ka dhënë, Shani Berisha, ndërsa nga LVV, Arbër Rexhaj.

Kuvendarët e LDK-së, Mybera Mustafa dhe Salajdin Fanaj kanë pasur vërejtje pasi që rreth këtij plani nuk është konsultuar grupi i ekspertëve, pjesë e të cilit janë dy anëtarë të këtij subjekti politik, por ata thanë se përkundër kësaj, kuvendarët e subjektit më të madh opozitar për nga numrat në Kuvendin e Prizrenit, do t’ia jap dritën e gjelbër këtij plani.

Me 22 vota për, 6 kundër dhe 2 abstenime është miratuar me shumicë votash ky Plan, sikurse edhe kërkesa e Bankës Qendrore të Kosovës për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, hartimi i hartave zonale, si dhe para kuvendarëve është publikuar raporti i punës së Këshillit të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

Kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gashi ka paralajmëruar në fund të mbledhjes së sotme se me propozim të kryetarit të komunës, Ramadan Muja (nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme), Kuvendi i Komunës së Prizrenit, së shpejti do të marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për të gjithë qytetarët e Prizrenit. /TV Prizreni/

Më Shumë

Shaqir Totaj: Faleminderit Prizren, na priftë e mbara me punë e dashni pa kushte për qytetin tonë

Kryetari i zgjedhur edhe për një mandat i komunë së Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK ka reaguar pas fitores në këtë qytet, shkruan Periskopi. Totaj...

Totaj e Abrashi në garë për të dytën herë për Prizrenin

Në qytetin që është i dyti më i madh në vend, Prizreni, në garë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë shkuar Shaqir...

Lajmet e Fundit