Ky është i dyshuari për gjuajtjen me armë në Krushë të Madhe

Personi i cili ka gjuajtur me armë zjarri në fshatin Krushë të Madhe është G. Dellova, 28-vjeçar, i cili rreth orës 18:35 është vetëdorëzuar në polici, ku edhe ka pranuar që ka gjuajtur me armë.

Policia ka konfiskuar armën e përdorur në rast si dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh me dyshimin fillestar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Në këtë incident dyshohet se janë të përfshirë edhe disa persona tjerë, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, por tashmë janë identifikuar nga Policia dhe janë shpallur në kërkim.

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit