Gjuajtja me armë në Krushë të Madhe, këta janë të dyshuarit që ende janë në arrati

Dje ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit, ku lidhur me këtë incident ishte arrestuar një person i dyshuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në këtë rast janë të përfshirë edhe tre persona, ku njëri nga ta tashmë është vetëdorëzuar ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati.

Sinjali mëson së personat që gjenden ende në arrati janë A.Jerliu dhe Xh.Jerliu.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Si pasojë e një konflikti për një veturë, dyshohet se është përdorur armë zjarri dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar”, tha për Sinjalin zëdhënësi i Policisë.

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit