Largimi i Ibrahim Gashit është vetëm hapi i parë

FitimSalihu-Klubi Politik i StudentëveStudentët e Universitetit të Prishtinës të cilët arritën ta detyrojnë të japë dorëheqje rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashin, pas shumë protestave nuk e kanë në plan të ndalen së protestuari. Njëri nga organizatorët e protestave, Fitim Salihu, nga Klubi Politik i Studentëve, ka thënë në një intervistë për Tribunën se kërkesat që ende nuk janë përmbushur janë edhe suprimimi i Këshillit Drejtues, përmirësimi i kushteve në konvikte dhe hetimi i skandaleve në Universitetin e Prishtinës.

Deri në realizimin e këtyre kërkesave, Salihu ka thënë se nuk do t’i ndalin protestat.

Duke folur për gjendjen në UP, Salihu ka thënë se Universiteti i Prishtinës nuk ka nevojë fare për Këshill Drejtues, i cili sipas tij, është organ i mbivendosur në UP. Këshilli Drejtues, sipas Salihut, shërben si bord për kontrollimin e UP-së prej Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë.

Ai ka thënë se duhet ndryshuar statuti i UP-së dhe hequr tërësisht organi i Këshillit Drejtues.

Sipas tij, qëllimi i organizatorëve ka qenë për protesta të qeta. Salihu thotë se ka pasur individë që kanë reaguar pas dhunës së policisë, por e pranon se mund të ketë pasur edhe provokator të infiltruar.

“Ata që kanë goditur me mjete të forta kanë qenë provokatorë që janë infiltruar qëllimshëm në mesin e protestuesve paqësorë”, ka thënë Salihu.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit