-1.5 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Latifi kërkon angazhim nga drejtorët

Rahovec-ekzekutiviKryetari i Rahovecit, Smajl Latifi kërkoi të martën nga drejtorët e Ekzekutivit që të përgadisinë dhe publikojnë raportin finaciar në faqen zyrtare të Komunës. “Raporti financiar duhet të përmbajë edhe sqarimet adekuate, duke mos lënë hapësirë për komentime të ndryshme”, tha Latifi.

Drejtori i Financave dhe Buxhetit Afrim Limani, ka prezantuar gjendjen e kornizës afatmesme të buxhetit 2014-2016. Limani tregoi se edhe në periudhën në vazhdim, do të ketë përmirësim të infrastrukturës nëntokësore e mbitokësore, bujqësi,rregullimin e rrugëve fushore, kullimin e tokave në disa rajone, rregullimi i terreneve sportive, si dhe investime të tjera në të gjithë lëmenjtë e jetës.

Kryetari Latifi, ndërkaq kërkoi nga drejtorët e drejtorive që të japin kontributin e tyre në plotësimin dhe dhënien e vërejtjeve përkatëse lidhur me KAB-in.

Ai tha se duhet të merren në konsideratë edhe vërejtjet dhe kërkesat e qytetarëve të nxjerra nga debatet e zhvilluara me qytetarë. “Po ashtu duhet të figurojnë kodet për mirëmbajtje të ndriçimit publik, mirëmbajtje të rrugëve fushore, të shtohen fondet për pastrim të rrjedhave të përrenjve dhe rrjedhave ujore, kodi për shpronësime, ndërsa bashkëfinancimi i projekteve me qytetarët duhet të jetë në planifikimet tona”, tha Latifi. Sipas tij, versioni i KAB-it 2014-2016 duhet të jetë i gatshëm deri më 15 korrik.

Duke ju referuar kërkesave të ndryshme të qytetarëve dhe grupeve të OJQ-ve, Latifi kërkoi që përgjigjet të jenë të shpejta dhe në kuadër të mundësive buxhetore të mbështeten aktivitetet me shuma të caktuara. “Edhe drejtoria e kulturës duhet të shqyrtojë mundësitë për dhënien e mbështetjes për klubet sportive e artistike, si dhe për blerjen e një kontingjenti të caktuar librash për nevojat e bibliotekave në qytet dhe në fshatra”, tha ai.

Latifi kërkoi nga drejtorët që të intensifikojnë angazhimet dhe të merren me mbikëqyrjen e punimeve në disa projekte kapitale, duke u fokusuar në projektin përkujtimor “Maja e Shkodranit”, lumin “Rimnik”, në parkun në Polluzhë, si dhe në të gjitha projekte të tjera. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkoi në tubim elektoral dhe nuk u kthye më: Zhdukja e mistershme e veteranit të UÇK-së, askush s’di gjë për fatin e tij

Ka më shumë së një vit, që familja Tejeci nga komuna e Prizrenit po e kërkojnë familjarin e tyre, Zylfi Tejecin, veteran i Ushtrisë...

Çikat e Bashkimit fitojnë me një fund dramatik ndaj Penzës

Çikat e Bashkimit kanë shënuar fitore të rëndësishme ndaj Penzës me rezultat 75:72 (17:14, 19:19, 17:20, 22:19), në një ndeshje shumë të fortë dhe...

Lajmet e Fundit