12.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Lazio e Muriqit rrezikon të përjashtohet nga Serie A

Lazio është nën hetime nga Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) dhe rrezikon edhe të përjashtohet nga Serie A, për shkeljen e protokollit të koronavirusit.

Gazeta e përditshme italiane, La Gazzetta dello Sport, raporton se ndëshkimi më i vogël që mund ta marrë Lazio është gjoba, ndërsa më i rëndi përjashtimi nga liga, transmeton Front Online.

Për Lazion luan sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Zyra e prokurorit të FIGC e ka nisur një hetim ndaj Lazios pas dyshimeve se e ka shkelur protokollin shëndetësor për mbrojtje ndaj pandemisë.

Rasti përfshinë Ciro Immobilen, Lucas Leivan dhe Thomas Strakoshan, të cilët nuk u lejuan nga UEFA të udhëtonin drejt Rusisë dhe nuk luajtën as kundër Bruges javën e kaluar. Por testet negative i kishin lejuar ata të luanin në fitoren e Lazios 4:3 kundër Torinos në Serie A, ku Immobile e shënoi një gol vendimtar në fund.

E përditshmja iataliane raporton se zyra e prokurorit e ka intervistuar presidentin e Lazios, Claudio Lotito dhe mjekun e skuadrës Ivo Pulcini, si dhe i ka konfiskuar raportet e testeve të koronavirusit që lojtarët e Lazios i kishin bërë para ndeshjeve kundër Bruge dhe kundër Torinos.

Serioziteti i shkeljeve vlerësohet sipas rrezikut që i është kanosur shëndetit të lojtarëve, stafit, gjyqtarëve dhe të gjithë profesionistëve nga infektimi me Covid-19. /Front Online/

Më Shumë

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89...

“Dardania” drejt transformimit: Nisin punimet për gjelbërimin e hapësirës publike në Prizren

Në vazhdën e aksioneve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë nisur punimet për rregullimin dhe gjelbërimin e hapësirës publike në lagjen “Dardania”, përgjatë rrugës...

Lajmet e Fundit