3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

LDK nuk jep shenja të reformës

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës deri të dielën në orën 19:00 fuqishëm besonte se do t’i fitojë zgjedhjet e 8 qershorit. Pas kësaj ore nuk u pa gjëkundi deri të hënën pasdite kur kreu i saj Isa Mustafa e mblodhi kryesinë e partisë për të diskutuar rezultatet. Në momentin që u bë publik njoftimi për mbledhje, nisën edhe raportimet nëpër media se Mustafa mund të ofrojë dorëheqje nga drejtimi i partisë.

Por në fakt pas takimit doli diçka tjetër. Isa Mustafa as që dha sinjale se po mendon dorëheqjen pas humbjes me një dallim prej 35 mijë votash ndaj PDK-së. “Kemi punë shumë më të rëndësishme me bo tash, do të punojmë do të angazhohemi në mënyrë që t’i kryejmë detyrat tona, zgjedhjet i kemi në vjeshtë të këtij viti, dhe çështja e zgjedhjeve është çështje tjetër”, ka deklaruar Mustafa.

Mirëpo, kur pyetet se pse nuk do të japë dorëheqje, ai gjen një arsyetim interesant; thotë se subjekti që e drejton është më i madhi në vend. “Ne si parti kemi dalë, krahasuar me PDK-në, parti e parë, mirëpo meqenëse atje kemi një koalicion, rezultatet janë të tilla, prandaj mbetet që të presim certifikimin e rezultateve dhe të reflektojë më mirë”, ka thënë mes tjerash ai..

Më Shumë

Sonte derbi i madh në Rahovec, përballen pretendentët për titull

Sonte nga ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” do të jetë skenë e derbit të madh të xhiros së 17-të në Superliga e Kosovës në...

Mbi 2 mijë gjoba për 24 orë, policia njofton se janë arrestuar 17 persona

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2021 gjoba trafiku. Në raport bëhet e ditur edhe...

Lajmet e Fundit