5.4 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Librat e rekomanduar nga shkrimtarët botërorë

Librat6-04Gazeta britanike “The Guardian” ka kërkuar nga disa shkrimtarë që të ndajnë me lexuesit titujt e preferuar të tyre për këtë verë

Autorja e romanit ” Purple Hibiscus” dhe ” Half of a Yellow Sun”, nigeriania Chimamanda Ngozi Adichie e ka rekomanduar romanin e Akhil Sharmas “Family Life” por edhe romanin e parë të Yejide Kilankos “Daughters Who Walk This Path” ngjarja e të cilit zhvillohet në Nigerinë perëndimore që në shikim të parë duket sikur bën fjalë për rritjen e njeriut por që në fakt është rrëfim për tabutë në shoqëri, sexit dhe familjes.

Nick Hornby ka përpiluar një listë në të cilën janë romanet e Nicholson Baker, “The Anthologist” dhe “Travelling Sprinkler”, ngase, sipas tij janë të mrekullueshëm, spirituozë, nuk të lënë indiferent, të informojnë dhe janë të paparashikueshëm. Në listë është edhe “Love Goes to Buildings on Fire” i Will Hermes, për muzikën e Nju Jorkut gjatë periudhës 1973-1977.
Shkrimtarja e librave “Moon Tiger”, “The Photograph”, Penelope Lively, ka veçuar “Road Ends”, një tregim provokativ për një komunitet të largët kanadez e shkruar nga pena e Mary Lawson, “To The River” të Olivia Lain dhe “Coald Earth” të Sarah Moss – një përzierje briliante e arkeologjisë dhe konflikteve të personalitetit.

E shpërblyera e shumëfishtë, shkrimtarja Hilary Mantel ka rekomanduar librat “Kingmaker: Winter Pilgrims” të Toby Clementsit të cilin e ka përshkruar si “luftën e froneve – por të vërtetë”, “How to Ruin a Queen” të Jonathan Beckmanit për aferën e qafores me diamante e cila ndoshta ka trasuar rrugën e Marija Antonetës drejt gijotinës dhe “How to Make a Human Being” të Christopher Potter, një studim për natyrën njerëzore.

Philip Pullman, autor i romanit “His Dark Materials” ka veçuar “Meadowland: The Private Life of an English Field” të John Lewis-Stempel, “The Emperor Waltz” të Philip Hensher dhe “Buddenbrooks” të Thpmas Mannit.

Autorja e librave kriminalistikë Ruth Rendell ka veçuar “Apple Tree Yard” të Louise Doughty, “Elizabeth Is Missing” të Emma Healey, “Never Mind” të Edward St Aubyn, derisa Colm Tóibín ka thënë se aktualisht është duke e lexuar “Vivid Faces” të Roy Foster, një libër për kryengritjen irlandeze të vitit 1916. / KultPlus.com

Më Shumë

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për...

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi. Siç mëson Sinjali, ngjarja...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit