5 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Liderët e “WB6” miratojnë deklaratë të përbashkët

Kryeministri Isa Mustafa, mori pjesë në konferencën e radhës të “Western Balkans 6”, e cila zhvilloi punimet në Bruksel.

Në këtë takim, ku po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të Ballkanit si dhe ministra të punëve të jashtme dhe të sektorëve të ekonomisë, Mustafa u shoqërua nga zëvendëskryeministri i parë, ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministrat Lutfi Zharku, Hykmete Bajrami dhe Blerand Stavileci.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim të nivelit të lartë, kryeministri i Kosovës ka vlerësuar lartë rezultat e Konferencës “Western Balkans” duke filluar nga takimi i mbajtur në Berlin deri te takimi i mbajtur në Prishtinë, më 25 mars të këtij viti.

“Kosova i gëzohet mundësisë që të jemi pjesë e projektit të rrjetit bazë dhe mirëpresim mundësinë që të gjithë të shfrytëzojmë benefitet që sjell ky projekt”, tha Mustafa.

Më tutje, kryeministri Mustafa ka thënë se infrastruktura rrugore është kusht për bashkëpunim të qëndrueshëm ekonomik të vendeve të Ballkanit.

Në hapje të këtij takimi të rëndësishëm, liderëve të Ballkanit iu janë drejtuar edhe Johannes Hahn, komisioner për Politika Fqinjësore Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit si dhe komisionerja evropiane për Transport, Violeta Bulc.

Në këtë takim u miratua edhe një deklaratë e përbashkët ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor riafirmojnë përkushtimin e tyre për ndërlidhje, marrëdhënie të mira fqinjësore, bashkëpunim rajonal si dhe integrime evropiane. /Koha.net/

Më Shumë

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve,...

Ismet Munishi arrin fitoren e parë nën drejtimin e Lirisë

Epoka e Ismet Munishi në Liria ka nisur me fitore. Prizrenasit triumfuan me rezultat minimal 1-0 ndaj Tefik Çanga në ndeshje të Ligës së Parë....

Lajmet e Fundit