11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Limaj thërret nga Prizreni: Dilni sa më shumë në protestën e 18 prillit

Kryetari i Nismës për Kosovë Fatmir Limaj, ka zgjedhur qytetin e Prizrenit, për t’iu bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë masovikisht në protestën e 18 prillit. Ai tha se shteti i Kosovës është kapur nga bandat e politikës.

“Ne nuk protestojmë kundër askujt. Protestojmë vetëm kundër kapjes së shtetit”, tha Limajn. Sipas tij, ata të cilët janë pjesë e qeverisjes dhe që e ndiejnë vetën se nuk janë pjesë e kapjes së shtetit duhet të mbështesin protestat.

“Të gjitha ata që nuk janë pjesë e kapjes së shtetit duhet të ndjehen mirë dhe të mbështesin protestën,sepse qëllimi ynë është ç’kapja e shtetit”, tha Limaj.

Ai ka ftuar qytetarët që të marrinë pjesë në mënyrë masovike në protestën e 18 prillit.

Ai tha se Kosova është tashmë një shtet i sëmurë, në të cilën gjendje e kanë sjell ata që e kanë kapur atë përmes degradimit të skajshëm, duke mos përjashtuar as Prizrenin.” Kosova kurrë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë se sa që është sot”, tha ai.

Fatmir Limaj ka marrë pjesë sot në 1 vjetorin e themelimit të Nismës për Kosovë në Prizren. Ai tha se falë angazhimit të Degës së Nismës në Prizren dhe degëve të tjera në qytetet e tjera të Kosovës, ky subjekt politik është bërë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi,tha ndërkaq nga keqqeverisja është ngulfatur perspektiva e popullit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Ylli shpallet kampion i Ligës U14 te meshkujt

Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës U14 te meshkujt. Në finale ka mundur Grapeland me rezultat 77:60 dhe në edicionin e ardhshëm do...

Lajmet e Fundit