23.7 C
Prizren
E enjte, 16 Shtator, 2021

Lionel Messi ‘nuk e kuptoi’ asnjëherë se përse ky lojtar nuk luante te Barcelona

Lionel Messi personalisht i tha mesfushorit të Barcelonës, Miralem Pjanic, se ai nuk e kuptonte pse Ronald Koeman nuk po e zgjidhte atë.

Mesfushori u largua nga gjigantët katalanas këtë verë dhe iu bashkua Besiktasit në formë huazimi pasi u ndje i pa respektuar nga trajneri Ronald Koeman.

31-vjeçari kaloi nga Juventusi verën e kaluar dhe filloi vetëm gjashtë ndeshje në La Liga sezonin e kaluar – diçka që madje e hutoi edhe Messin.

“Besiktas më donte fuqishëm në ditët e fundit të tregut të transferimeve dhe nuk mund të qëndroja në Barcelonë me Koeman, do të kisha humbur një vit tjetër dhe nuk doja”, shpjegoi Pjanic për Football Italia.

“Koeman kishte një qëndrim me mua që askush nuk e kuptoi, as Messi. Leo, vitin e kaluar, më tha disa herë; ‘Por, pse nuk të lë të luash? A ka ndodhur diçka?’”.

Messi gjithashtu u largua nga Barcelona në verë pas 21 vitesh qëndrimi në Camp Nou.

Situata e tyre e dëshpëruar financiare bëri që ata të mos kishin mundësi ta regjistronin atë pas skadimit të kontratës së tij.

Paris Saint-Germain arriti të nënshkruajë me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë muajin e kaluar si lojtar i lirë.

Pjanic ka qenë i zëshëm për trajtimin e tij nën Koeman dhe madje e ka quajtur atë “shumë të çuditshëm”.

“Situata ime ishte e ndërlikuar që në fillim”, deklaroi reprezenutesi i Bosnje dhe Hercegovinës për gazetën spanjolle Marca. “Unë arrita atje pas dy javësh, fillova të stërvitem pak nga pak, vetëm, për t’u përgatitur për të filluar me shokët e skuadrës”.

“Kaluan tre, katër, shtatë, 10 ditë dhe trajneri nuk erdhi kurrë për të folur për sezonin, për mua, për të folur për asgjë. Ishte e çuditshme, por mirë”.

“Koha kaloi, po ndihesha mirë dhe po luaja, por natyrisht që doja më shumë. Pastaj ka një pikë kur luaja më pak dhe gjërat ishin të ndërlikuara”.

“Ishte e vështirë fizikisht dhe mendërisht dhe më vrau besimin sepse nuk kisha komunikim me të. Ishte shumë e çuditshme”.

“Trajneri është ai që thotë kush luan dhe kush nuk luan, por ka mënyra për të bërë gjëra. Unë jam një lojtar që mund të pranoj gjithçka, por do të doja të më tregonin në fytyrë dhe jo sikur të isha 15-vjeçar”.

“Kam luftuar deri në fund, kam qenë gjithmonë profesionist me djemtë, gjithmonë duke punuar shumë, edhe për ata”.

“E dija që nëse trajneri do të qëndronte, do të më duhej të gjeja një zgjidhje”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi

Më Shumë

Vaksinimi bëhet i detyrueshëm për punëtorët e shtetit dhe disa sektorë privatë në SHBA

Presidenti amerikan, Joe Biden vendosi të enjten rregulla të reja të rrepta të vaksinës për punonjësit federalë, punëdhënësit e mëdhenj dhe stafin e kujdesit...

23 të vdekur dhe 424 të infektuar me koronavirus në 24 orë

424 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orëshin e fundit, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Kjo shifër rezulton nga 8.270 testime të...

Holyfield nokautohet për tre minuta

Kampioni i pesëfisht i botës në boks Evander Holyfield, është nokautuar për tre minuta nga ish-ylli i UFC Vitor Belfort. Rikthimi i Holyfield nuk zgjati...

“Të vras” – burri nga Prizreni ia drejtoi kallashin gruas në prani të fëmijëv

“Të vras” – burri nga Prizreni ia drejtoi kallashin gruas në prani të fëmijëve, Gjykata merr vendim për të Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar...

Digjen rreth 10 hektarë mal në mes të fshatrave Vërmicë – Shkozë

Një mal në mes të fshatrave Vërmicë dhe Shkozë të Prizrenit është përfshirë nga zjarri, të shtunën, rreth orës 13:00, raporton Gazeta Sinjali.   Flakët arritën...

Ministri Vitia u bën thirrje për vaksinim ndaj COVID, fëmijëve 12-15 vjeç me probleme shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha të hënën se shëndeti i fëmijëve dhe i nënave do të jetë gjithmonë prioritet i Qeverisë Kurti. Ai gjatë...

Aksident në Peqan të Suharekës, humb jetën një 22 vjeçar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë mes një kamionete dhe një motoçiklisti rreth orës 22:15 në fshatin Peqan të Suharekës, ku ngasësi 22-vjeçar i...

Koronavirusi i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares

Mëngjesin e sotëm, ka ardhur një lajm i hidhur për sportin e në veçanti për futbollin shqiptar. Koronavirusi ka fituar betejën me fizioterapistin e Kombëtares...

Vdes edhe një i ri nga COVID-19 në Suharekë

Infektimi me COVID-19, po ua merr jetën shumë personave, ndër ta edhe shumë persovae të moshës së re, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë ditës së sotme...

Fejohet Britney Spears

Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari. Këngëtarja ndau një video duke treguar unazën në Instagram, shkruan BBC. Spears po lufton me...

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të falsifikuara të markave të njohura

Dogana e Kosovës njofton se ka sekuestruar mallra të falsifikuara të markave të njohura. Sipas Doganës, sasia e mallrave të asgjësuara është rreth 2 mijë...

Mbi 2,200 tiketa janë shqiptuar për shkelësit e masave antiCovid

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,221 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë...

Oda e Hotelerisë paralajmërojnë takim me Vitinë, kërkojnë që të lejohet puna edhe brenda lokaleve

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizimit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thënë se kanë kërkuar që të negociojnë me ministrin e Shëndetësisë, Arben...

EMA: Varianti Mu është potencialisht shqetësues

Varianti Mu, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi në janar, është potencialisht shqetësues, por ende nuk ka të dhëna që të sugjerojnë...

Guardiola i kërkon Man City që të ndërtojë formën fituese

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola vlerësoi angazhimin e skuadrës së tij pasi ata u rikthyen nga një fillim i lëkundur në sezonin e...

Leonardo: Mbappe nuk do të largohet nga PSG-ja

Drejtori sportiv i Paris St-Germainit, Leonardo, nuk pret që Kylian Mbappe të largohet në fund të sezonit dhe është i bindur se sulmuesi francez...

Lajmet e Fundit