-0.4 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Lirohet nga burgu Burdushi

Pas katër muajsh qëndrimi në paraburgim, mjekut popullor Hysri Peçani të njohur si Burdushi iu është ndryshuar masa e paraburgimit duke iu zëvendësuar me një masë tjetër, raporton Gazeta Express.

Ky ndryshim i masës erdhi pas kërkesës së prokurorit të shtetit Fatos Ajvazit që i dërgoi Gjykatës që ndaj Burdushit masa e paraburgimit të zëvendësohet me masën e paraqitjes së Stacionin Policor.

Sipas Prokurorisë edhe pse ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, maksimumi i dënimit për veprat penale për të cilat dyshohet i pandehuri është pesë vite dhe për shkak të kalimit të afateve ligjore për vazhdimin e kësaj mase mbi katër muaj – e që ky kalim i afateve nuk i atribuohet zvarritjes së procedurës nga ana e Prokurorisë, prokurori ka konsideruar se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e paraqitjes në stacionin policor.

Me shqiptimin e kësaj mase Burdushit do t`i merret dokumenti i udhëtimit edhe për një muaj, dhe poashtu atij do t`i duhet të paraqitet në Stacion Policor herë pas here, ashtu siç do ta caktoj Gjykata.

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim./GazetaExpress

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rahovec (PAMJE)

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rahovec. Sipas pamjeve të “Rahovec n’fokus”, në aksident u përfshinë dy vetura. Bazuar në këto pamje, në...

Prizren, vazhdon pastrimi i kanalit kullues në Marash

Ekipet e mirëmbajtjes së “Eko Regjion-it” kanë vazhduar edhe sot aksionin për pastrimin e kanalit kullues në zonën e Marashit të Prizrenit. Gjatë këtij aksioni...

Lajmet e Fundit