22 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Lojtari i Lirisë, Egzon Elshani: Po synojmë të kthehemi në Superligë

Klubi futbollistik, Liria po kalon në formë të mirë në këtë sezon në Ligën e Parë.Liria në tre ndeshjet e fundit ka shënuar tre fitore duke u pozicionuar kështu në pozitën e dytë në grupin A të Ligës së Parë.

Lojtari i Lirisë, Egzon Elshani ka folur për GazetaBlic Sport duke komentuar formën e mirë të skuadrës dhe objektivat e tyre deri në fund.

“Po kalojmë një formë fantastike si ekip duke u afruar vetëm në një pikë nga vendi i parë. Për ndeshjen e nesërme është shumë e vështirë, pasi edhe Phoenix-i ka një ekip shumë të mirë, ku tregon vendi në tabelë. Prandaj, ne do të qasemi seriozisht ndeshjes nga fillimi, duke shpresuar për një rezultat pozitiv”, tha fillimisht ai.

“Objektivat e klubit normalisht që janë kthimi në Superligë, rikthimi do të varet nga këto ndeshje të mbetura, duke filluar nga nesër”, përfundoi Elshani për ‘GazetaBlic Sport‘.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaqit

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të Auron Thaqit.   Kështu ka konfirmuar për...

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Lajmet e Fundit