7.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

“Loyola – Gymnasium” në Prizren përmbyll vitin shkollor 2017-2018

Me dorëzimin e certifikatave të notave dhe shpërblimeve për nxënësit e dalluar në mësime dhe sjellje shoqërore, “Loyola – Gymnasium” në një ceremoni zyrtare e ka përmbyllur sot me mjaft sukses vitin shkollor 2017-2018.

Drejtori i përgjithshëm i “Loyola – Gymnasium”, dr. Axel Bodefeld, pasi ka falënderuar nxënësit dhe tërë stafin për rezultatet e arritura, tha se ky vit ishte mjaft i suksesshëm për këtë shkollë dhe përmendi kalueshmërinë 100 për qind në testin e maturës, rezultatet e larta në testin e arritshmërisë dhe projekte të shumta të realizuara përgjatë tërë vitit.

Gjatë kësaj ceremonie, janë ndarë diplomat e ECDL-së për nxënësit të cilët kanë përfunduar me sukses këtë kurs, i cili finacohet nga “Loyola – Gymnasium”, janë vlerësuar më mirënjohje nxënësit e dalluar në kuadër të projeketve të organizuara nga “Loyola – Tranzit”, një projekt ky që synon të integrojë komunitetin RAE përmes aktiviteteve në fushën e edukimit dhe kulturës.

Ceremonia e sotme u shoqërua edhe me disa interpretime muzikore e pjesë koreografike të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle.
/E.S./

Më Shumë

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Lajmet e Fundit