Eurodeputetet e Parlametit Evropian Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, i kanë dërguar letër të hapur komesares për çështje të brendshme, Sesiliq Malmstrom duke këkruar që institucioni të cilin ajo e udhëheqë të dal sa më parë me rekomandimin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.Në letrën dërguar komesares evropiane për çështje të brendshme, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek kërkojnë që rekomandimi për heqjen e vizave të bëhet gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian përkatësisht deri në vjeshtë.
Raportuesja për viza në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, si dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunacek, në lëtrën e nënshkuar tërheqin vërejetjen se përkundër të arrituarve në dialoun politk në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe arritjes së marrëveshjes historike në mes të dy kryeministrave, Kosova, siç u shprehën ato mbeti e papërfillur.
“Çështja e vizave është më e prekshmja për popullatën, ndërsa përparësitë që sjellë lëvizja e lirë nuk kanë çmim, ndërsa populli i Kosovës këtë e meriton”, pohojnë në letrën e tyre Lunacek dhe Fajon.
Ndonëse akuzojnë komisionin për zvarritje të raporteve të ekspertëve, dy eurodeputetet konsiderojnë se edhe autoritetet e Prishtinës duhet të bëjnë edhe më shumë në plotësimin e kritereve për përfshirjen e Kosovës në listën e shteteve që kanë regjim të lirë të vizave pasi që jo të gjitha kushtet janë përmbushur në këtë drejtim.
Tanja Fajon shpjegoi se nga Komisioni kërkohet publikimi i gjetjeve të ekspertëve, mundësisht rekomandimi për heqjen e vizave e më pas konform meritave të kosovarëve të vendoset nëse do të miratohet ky propozim, procedurë kjo që merr kohë.
Raporti i ekspertëve që merren me gjetjen e fakteve nëse Kosova i ka plotësuar kriteret pritet në mesin e këtij muaji. Dy eurodeputetet kërkojnënga Komsioni që të tregoj vullnetin e mirë dhe gjatë këtij mandati i cili skadon në fund të tetorit të del me rekomandim.
Në këtë mënyrë do i mundësohej strukturave të reja evropianesi në Parlament ashtu edhe në Komision e Këshill që të merren me aspektin procedural deri te vendimi formal,shkruan RTK.
Zakonisht procedurat që do pasonin marrin kohë relativisht të gjatë dhe mund të llogaritet në vite, mirëpo në rast të vullnetit politik, gjërat mund të përshpejtohen. Bashkimi Evropian rishtazi ka hequr regjimin e vizave për Republikën e Moldavisë. Ndërsa Tanja Fajon rikujtoi se falë vullnetit politik, vendimarrja për rastin e Moldavisë morri vetëm disa muaj nga momenti i rekomandimit që e bëri Komisioni Evropian.