12.5 C
Prizren
E premte, 30 Maj, 2025

LVV abstenon në KPF për Projekt-Rregulloren e Varrezave në Landovicë, shpreh dilema rreth pagesave të shërbimeve

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa në Prizren nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur dilema lidhur me përmbajtjen aktuale të Projekt-Rregullores për Varrimin dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të reja të Prizrenit në Landovicë.

Për këtë arsye në mbledhjen e fundit të KPF-së kanë abstenuar gjatë votimit për procedimin e draftit të këtij akti për shqyrtim në seancën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shefi i grupit të këshilltarëve të LVV-së në Kuvendin e Prizrenit, Karanfil Haxhillari ka theksuar se ky subjekt nuk është kundër hapësirës së re për varrimin e qytetarëve të Komunës së Prizrenit në Landovicë, sidomos duke i marrë parasysh vështirësitë aktuale në varrezat ekzistuese të qytetit.

“Por, i kemi mospajtimet tona, meqë gjatë qeverisjes së LVV-së kemi mundësuar që ceremonia e varrimit të bëhet me subvencionim nga Komuna. Tashmë me këtë rregullore të re dhe për hapësirën është caktuar koncesionari që do të merret me ceremoninë e varrimit, që i bie se qytetarët e Komunës së Prizrenit me shumë gjasa tashmë do të paguajnë për ceremoninë e varrimit”, ka thënë Haxhillari para mediave, raporton Telegrafi.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Sipas tij, një praktikë e tillë mund të krijojë vështirësi për qytetarët.

“Nga një akt human, që është bërë traditë, çështja po kalon në akt biznesor, ku qytetari obligohet që të paguajë. Duke i parë rrethanat e qytetarëve në këtë rast ne e shohim që do të ballafaqohet me shumë vështirësi”, ka deklaruar Haxhillari.

Kryesuesja Antigona Bytyqi ka theksuar se në mbledhjen e KPF-së më së shumti është diskutuar për Projekt-Rregulloren për Varrimin dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të reja të Prizrenit në Landovicë.

 

“Mirëpo edhe kjo pikë u votua, dhe do të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës”, ka thënë Bytyqi, raporton Telegrafi.

Ajo ka bërë të ditur se për seancën e thirrur për ditën e enjte janë proceduar për shqyrtim edhe pikat tjera, si: Propozim-vendimi paraprak mbi dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër organizatave të shoqërisë civile; Propozim-vendimi për formimin e Komisionit Vlerësues;  Raporti financiar për periudhën janar-mars 2025; dhe Plotësim-ndryshimi i listës rezervë të emrave për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike në Komunën e Prizrenit.

Përmbajtja e Projekt-Rregullores për Varrimin dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të reja të Prizrenit në Landovicë është prezantuar javë më parë gjatë një takimi me qytetarët. Sipas përgjegjësve nga Komuna e Prizrenit, kjo rregullore përcakton kushtet, parimet dhe standardet për organizimin, rregullimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e varrezave të reja në Landovicë të Prizrenit. /Telegrafi/

Më Shumë

Hënës besën ia kam dhënë

Qazim THAÇI Endem me dritë hëne çdo natëSi në mitet ilire, me besën e dhënë,E me shpirtin e dhembjes si pengTë dashurisë nga malli që...

Policia në Prizren arreston të dyshuarin për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas raportit policor...

Lajmet e Fundit