11.7 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Malisheva nderon me mirënjohje shkencëtarin Arsim Bytyqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, Dr. Arsim Bytyqin, shkencëtar i ri, i cili është prej tre fituesve të garës ndërkombëtare “Helium Innovation Contest”, e mbajtur në New York të SHBA-ve.

Qëllimi i kësaj pritje ishte, dhënia e një mirënjohjeje për vlerat e prezantuara nga Bytyqi, në këtë garë dhe pjesëmarrja e një malishevasi në një ngjarje të tillë shkencore.

“Unë ju përgëzoj juve për paraqitjen dhe suksesin e treguar në këtë garë, por edhe fushën studimore në përgjithësi, si një shkencëtar i ri dhe një doktor shkence, në fushën biokimisë dhe nanoteknoligjisë”, i tha kryetari Begaj.

“Çdo malishevas që merr pjesë një këso ngjarje shkencore dhe prezantohet me të arriturat në shkencë, është krenari për neve të gjithë”, ka thënë kryetari Begaj, në pritjen për Bytyqin.

Nga ana tjetër, Dr. Arsim Bytyqi, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për këtë pritje dhe për vlerësimin që në vazhdimësi ju ka bërë të gjithë malishevasve, të cilët kanë treguar rezultate të ndryshme në fushat e caktuara.

“Ky vlerësim më bën të punoj edhe më shumë”, tha Bytyqi.

Dr. Arsim Bytyqi është nga Kërvasaria e Komunës së Malishevës, dhe është prej shkencëtarëve të rinj, që po arrin rezultate të mira në fushën biokimisë dhe nanoteknoligjisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Lajmet e Fundit