6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Malishevë: Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për posedim narkotikësh

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me 400 euro gjobë, të akuzuarin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Adem Mazreku.

Ndaj tij, gjithashtu është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i narkotikut, i llojit marihuanë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Mazreku është ngarkuar edhe me pagesën e paushallit gjyqësor në shumë prej 20 euro, dhe 20 euro për taksën për kompensim të viktimave të krimit.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 21 qershor 2019, i akuzuari është deklaruar fajtor për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke shprehur keqardhje dhe duke premtuar që nuk do ta përsërit më një vepër të tillë.

Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurori Anton Hasanaj, e më pas e ka aprovuar edhe gjykatësi Njazi Morina.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 31 tetor 2018, ndaj Adem Mazrekut, me pretendimin se ka kryer veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 275, paragraf 2, të KPRK–së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Adem Mazreku, më 19 korrik 2018, në Malishevë, në rrugën “Ibrahim Mazreku, pa autorizim posedon substanca psikotrope ose analoge, të llojit “marihuanë”, të shpallura të rrezikshme sipas nenit 9 dhe nenit 17 të Ligjit për barnat narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë.

Në aktakuzë thuhet se gjatë një kontrolli policor, në afërsi të të akuzuarit Mazreku, në tokë është gjetur e gjuajtur një cigare e mbushur me substancë në formë bari, e dyshuar për narkotikë të llojit “marihuanë”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, po ashtu në xhepin e xhaketës së të akuzuarit janë gjetur mbetje të substancës narkotike në formë bari, me ngjyrë të gjelbër, e dyshuar për narkotikë të llojit “marihuanë”, me peshë neto 0.65± 0.0001 gram, e cila substancë më pas sekuestrohet nga policia. /BetimiërDrejtësi

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit