Malishevë, digjet furgoni, lëndohet shoferi

Në fshatin Tërpezë të Malishevës një qytetar është ankuar se i është djegur automjeti.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Si pasojë e zjarrit, lëndime trupore ka marrë vozitësi dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia njofton se sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit