“Manipulues dhe mashtrues”, eskalon debati mes kandidatëve për kryetar të Suharekës

Një debat i ashpër është zhvilluar në Frontal në mes të kandidatëve për kryetar të Suharekës. Ardian Shala i LDK-së e ka quajtur mashtrues dhe manipulues kryetarin aktual të Suaharekës, Bali Muharremajn.

Gjithçka nisi kur Muharremaj po shpjegonte arsyejen pse nuk janë shtruar rrugët në Mushtisht dhe në fshatra tjera,  duke akuzuar LDK-në se qëllimisht janë ankuar që projekti të ndëpritet. Pas kësaj deklarate ka reaguar Ardian Shala, duke e quajtur Muharremajn mashtrues.

“Pse manipulon, a po të them se je mashtrues, mashtrues dhe manipulues je”, ka thënë Shala në Frontalin Zgjedhor.

Por Bali Muharremaj është tërhequr duke thënë se “me këtë kulturw s’mundet të diskutojë”

Madje gjatë emisionit kandidati i AAK-së, ka thënë se i vjen keq me kë ka dal në debat.

“Po me vjen keq me kanë kam dal në debat. Një njeri që garon për kryetar komune e s’ju beson institucioneve të Republikës së Kosovës s di pse garon”, ka thënë Muharremaj.

Kurse Shala ka thënë se gjuha e Muharremajt është fyerje për qytetarët e Suharekës.

“Kjo gjë është ofenduese. Por me këtë gjuhë po ofendon qytetarët e Suharekës jo mua. Nuk është mirë kjo kulturë”, ka thënë Shala.

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit