0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Maqedonia e Re

Seremb Gjergji italiShkruan:Seremb Gjergji
Maqedonia e Re – ky emër; është propozimi më i mirë deri me tash dhe që ka një zgjidhje afatgjate dhe pa asnjë konotacion politik apo diplomatik me vendet e Ballkanit apo Evropës. Mbi të gjitha i jep fund krizës shumëvjeçare që ky shtet fqinjë ka me të gjitha shtetet tjera, veçmas Greqisë. Ishte stina e verës e vitit 2009 kur në Selanik u takuam me zyrtarë të ministrisë së jashtme të Greqisë. Në atë kohë ministre e jashtme e Greqisë ishte Dora Bakoyannis, njëherësh edhe udhëheqëse e OSBE-së për mandatin gjashtë (6) mujor – një femër e fortë me origjinë Arvanite dhe deri me tash femra më e fuqishme në Greqinë moderne.Ideja ime për Maqedoninë e Re (New Macedonia) ishte diçka e re për Ministrinë e jashtme greke.

Ideja zuri vend edhe tek partitë shqiptare në Maqedoni. Por, disa procese e shkëputen avancimin dhe zhvillimin e kësaj ideje.

Proceset e vështira politike, ekonomike dhe sociale si dhe konfliktet ndëretnike dhe ndërshtetërore nëpër të cilat po kalon shteti fqinjë Maqedonia siç quhet ndërkombëtarisht (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) ishin ndër faktorët. Trashëgimi i koncepteve të vjetra çoftë të karakterit hegjemonist dhe doktrinës se vjetër të mbivotimit mbi te tjerët, ënde po e dëmton Maqedoninë. Defektet në konceptin modern i të kuptuarit të trendëve të reja dhe mungesa e zhvillimit rendit demokratik, dashtë e padashtë të benë me drojë se ky vend mund ta destabilizoj rajonin e me gjerë.

Po as vet (IRJM) Republika e Maqedonisë nuk mund t’i bart pasojat e zhvillimeve të tilla. Popullata shqiptare, kam besim se është e interesuar që çështja e emrit të zgjidhet në bazë të koncepteve moderne dhe principeve Evropiane – që i hapë derën zhvillimit dhe avancimit jo vetëm maqedonëve po edhe shqiptarëve dhe etniteteve tjera në këtë republikë.

Maqedonia e Re është pika ku tejkalohen të gjithë pretendimet territoriale, pretendimet historike, pretendimet religjioze si dhe pretendimet për një grup interesi.Emrat e propozuar deri me tash nuk garantojnë qëndrueshmëri dhe stabilitet as për këtë vend, e as për fqinjët.

“Maqedonia Sllave”, nuk bënë se pas 30 vjetëve mbi 50% e popullsisë do të jenë shqiptar.“Maqedonia e Veriut”, nuk bënë, sepse i krijon mundësi kësaj republike të dobët tash që të ketë pretendim për Jugun – Selanikun e më poshtë, apo kudo që ka mundësi!Emri aktual “Maqedonia” nuk sjellë ndjenjën e së kaluarës tek i gjithë populli i sajë.

Ndërsa, “Maqedonia Demokratike” poashtu nuk garanton se ky vend të jetë demokratik në të ardhmen. Shembulli më i mirë është Republika Demokratike Popullore e Koresë – aktualisht vend diktatorial.Ndërsa, Maqedonia e Re (Nova Makedonia) eliminon çdo keqkuptim dhe çdo teori që do të qonte drejtë ndarjes apo aneksimit të këtij vendi. Ka shumë shtete në botë që kanë filluar me të REJA, psh: New York – Jorku i Ri, New Guinea – Guinea e Re, New Zeland – Zelanda e Re, etj.
Pra, secili shtet ka specifikat e veta dhe jeton në një harmoni të jashtëzakonshme me botën që e rrethon. Madje këto shtete janë shembull për të mirë për fqinjët e tyre e më gjerë.

Çdo negociator ndërkombëtarë apo i deleguar i OKB-së për emrin e Maqedonisë nuk do të ketë suksese nëse nuk e merr seriozisht për bazë emrin “Maqedonia e Re”.

Po ashtu, ky propozim është hapi i parë drejt përmirësimit të raporteve ndërmjet shteteve në Ballkan. Mbi të gjitha, eleminon të gjitha apetitet e vendeve për rreth, dhe të vet Maqedonisë!
New Macedonia është edhe qëndrimi zyrtarë i zgjidhjes së problemit të emrit për këtë vend fqinjë i Kandidatit të Pavarur për President të Kosovës z. Seremb Gjergji. (Autori është kandidat i pavarur për President të Kosovës)

Më Shumë

192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka

Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues...

Green i Yllit, MVP i javës

Quade Green shkëlqeu në javën e 12-të të ProCredit Superligës, duke udhëhequr Golden Eagle Yllin drejt një fitoreje dramatike kundër Bashkimit në Prizren. Me...

Lajmet e Fundit