10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Margarita Kadriu, ‘avokatja’ e PDK-së në Kushtetuese

Thaci me margarita kadriunPartitë politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, do t’i ballafaqojnë argumentet dhe kundër-argumentet në Gjykatën Kushtetuese, më 21 gusht.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas burimeve të Indeksonline e ka mandatuar Margarita Kadriun, të jetë në rolin e avokates në këtë seancë.

“Margarita është përfaqësuese e PDK-së me 21 gusht në Gjykatën Kushtetuese”, ka treguar shkurt ky burim.

Deri më tani, mësohet se për koalicionin LDK-AAK-Nisma është mandatuar edhe pse jo zyrtarisht, Vjosa Osmani, ndërsa nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Armend Shkoza.

Ndryshe, të gjitha partitë, në këtë seancë do të kenë kohë nga 10 minuta për të mbrojtur qëndrimet e tyre.

Më Shumë

Besniku i Drinit të Bardhë operohet me sukses

Futbollisti i Drinit të Bardhë, Besnik Krasniqi, ka kaluar sot me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për trajtimin e ligamentëve të dëmtuar, pas lëndimit të pësuar...

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Lajmet e Fundit