10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë, vendim i dy qeverive

Pas caktimit të disa datave për rivarrim dhe si duket nga pamundësia e Republikës së Kosovës, që eshtrat e heroit të Kombit, Isa Boletinit të rivarrosen në vendlindjen e tij në Boletin të Mitrovicës, Republika e Kosovës, vend i cili është duke u kontrolluar nga strukturat paralele serbe, ka aktivizuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që të fillojë dhe të përfundojë negociatat me Republikën e Shqipërisë që përfundimisht eshtrat e Isa Boletinit të rivarrosen në Vlorën e Ismail Qemalit, më 10 qershor 2015.

Për këtë punë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua sot në Tiranë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me familjarët e atdhetarit Isa Boletini.

Gjatë këtij takimi Rama ka komunikuar lajmin se eshtrat e Isa Boletinit do të prehen në Vlorë; pasi në këtë mënyrë Isa Boletini do t’i bashkohet vëllait dhe bashkëluftëtarit të tij Ismail Qemalit, të cilët njihen si dy baballarë të Kombit shqiptar.

“Propozimi ynë është mirëpritur nga familja dhe qeveria e Kosovës. Jam shumë mirënjohës zëvendëskryeministrit për ndërmjetësimin e këtij propozimi për familjarët dhe u jam shumë mirënjohës familjarëve për mirëkuptimin. Ky propozim u ka dhënë siç vetë e pohuan, një lumturi të veçantë. Data e caktuar për të përcjellë eshtrat e heroit tonë është data 10 qershor dhe rrugëtimi do të kryhet nëpërmjet të gjitha trojeve të Kosovës dhe Shqipërisë deri kur gjithë ceremonia të përmbyllet në sheshin e “Pavarësisë” dhe Isa Boletini të prehet pranë vëllait, mikut dhe bashkëluftëtarit të tij Ismail Qemali”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo është edhe gjëja e duhur për të nderuar këtë figurë, ndërsa paralajmëroi se bashkë me të do të vijnë edhe eshtrat e bashkëluftëtarëve të tjerë të Boletinit të vrarë në të njëjtin moment, raporton KP.

Nga ana tjetër edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ky është një vendim i dy qeverive, duke nënvizuar se 10 qershori do të dërgojë mesazhin e një perspektive bashkuese dhe integruese për kombin shqiptar.

“Më 10 qershor do të jemi së bashku, Shqipëria Kosova, Presheva, shqiptarët e Maqedonisë, Ulqini. 10 qershori do të dërgojë mesazhin e një perspektive bashkuese dhe integruese për kombin shqiptar. Do jetë një organizim madhështor. Falënderoj familjen Boletini”, u shpreh Thaçi mes të tjerash.

Më Shumë

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal...

Lajmet e Fundit