Mbi 60 mijë aktivistë partiakë në zgjedhje

ZgjedhjetNëse në ndonjërin nga më shumë se 2500 vendvotimet që janë në gjithë Kosovën për zgjedhjet lokale, do të ketë manipulim apo vjedhje votash, për këtë do të jenë përgjegjës kryesor subjektet politike që i kanë përzgjedhur vëzhguesit dhe komisionarët e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Arsyeja pse secila parti ka përgjegjësi për kualitetin e zgjedhjeve sipas rregullave të KQZ-së është sepse secili subjekt garues ka të drejtë të ketë nga dy vëzhgues në secilin vendvotim. Përveç vëzhguesve, subjektet kanë edhe komisionarë, ndërsa po ashtu zgjedhjet pritet të monitorohen edhe nga vëzhgues të shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare duke nisur nga misioni i Bashkimit Evropian,shkruan Tribuna.

Numri i saktë i gjithë vëzhguesve dhe komisionarëve do të dihet më 10 tetor kur edhe është afati i fundit i KQZ-së për caktimin e kësaj trupe bashkë organizuese e procesit zgjedhor..

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit