18.5 C
Prizren
E diel, 17 Gusht, 2025

Mbi 61 mijë qytetarë nga Kosova kaluan sot në Shqipëri

Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të tjera fqinje.

Numri i madh i qytetarëve dhe automjeteve ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa.

Vetëm në pikën kufitare të Morinës, nga oret e mëngjesit deri në mesditë, kanë hyrë mbi 61 mijë qytetarë nga Kosova me rreth 19 mijë automjete.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjata të mjeteve që shtriheshin deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Fluks i lartë është regjistruar edhe në jug të vendit.

Në Kakavijë, autoritetet kufitare shqiptare kanë përpunuar mbi 11 mijë shtetas, prej të cilëve mbi 7 mijë vetëm në hyrje, si dhe rreth 3 mijë automjete. Për të përballuar fluksin, pala shqiptare ka punuar me 6 sportele, ndërsa pala greke me 4 sportele.

Ngarkesë e madhe u shënua edhe në pikat kufitare të Shkodrës. Në Muriqan dhe Han të Hotit janë përpunuar mbi 32 mijë shtetas, prej të cilëve 14 mijë në hyrje të Shqipërisë, me një total prej 11 mijë automjetesh.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Në Kapshticë janë regjistruar rreth 10 mijë hyrje-dalje, nga të cilat 6 mijë vetëm në hyrje, ndërsa në Qafë Thanë kanë kaluar rreth 11 mijë shtetas, prej tyre 6 mijë në drejtim të Shqipërisë.

Autoritetet kufitare kanë njoftuar se po punojnë me kapacitet të plotë për të menaxhuar fluksin, ndërkohë që pritet që dyndja e qytetarëve nga Kosova dhe emigrantët shqiptarë të vijojë edhe në ditët në vijim për shkak të sezonit turistik./RTSH

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sekuestrohen armë në Malishevë

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë në dy lokacione pas të shtënave me armë zjarri më 12 gusht 2025 në Lladroc të Malishevës. Pas...

Prizren/ Kërkohet paraburgim për të arrestuarin që u kap me drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit...

Lajmet e Fundit